Aktualitet

Shtimi i rasteve me Covid, Silva Bino: Të mbyllen fundjavat

Shtimi i rasteve me Covid, Silva Bino: Të mbyllen fundjavat

Po merret në konsideratë mbyllja e fundjavave! Kështu deklaroi shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, duke arsyetuar se kjo sakrificë duhet të bëhet me rritjen e numrit të rasteve të të infektuarve.

“Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”, tha Bino për "TvT".

Lidhur me parashikimin për rritjen apo uljen e rasteve të reja, Bino tha:

“Parashikimet nuk janë të mira për 2-3 muaj. Edhe për dy javë të tjera parashikohet të kemi raste të rritura. Ne duhet të luftojmë ta hedhim poshtë këtë që themi. Është tepër e rëndësishme. Kam një apel: Covid është sëmundje djallëzore dhe tinzare. Sot isha vetë në Infektiv. Të mos i injorojmë ata njerëz që po e vuajnë këtë sëmundje. Është sëmundje tepër djallëzore që të merr jetën pa e kuptuar. Është një mesazh që më mirë të mbrohemi sesa t’u besojmë teorive konspirative pa baza".

Lexo me shume: