Aktualitet

Shtohen masat në kufirin me Greqinë, drejtori Merkaj: Policia fokus tek zgjedhjet, mund ta shfrytëzojnë persona me precedentë kriminalë

Shtohen masat në kufirin me Greqinë, drejtori Merkaj: Policia fokus

Persona me precedentë kriminalë mund të përdorin kufijtë tokësorë për të hyrë dhe dalë nga Greqia. Për këtë shkak janë shtuar masat në të dy doganat, Kakavijë dhe Kapshticë. Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit, Eduard Merkaj i cili ndodhej në Kakavijë, tha se kufiri i gjelbër shihet me riks nga policia kufitare.

Ai tha:

"Këtu u pa kryesisht pika e hyrjes në Kakavijë dhe një tablo për kufirin e gjelbër, është një nga pjesët më me risk për kontrollin pasi elementë të ndryshëm kriminalë mund të kryejnë vepra penale. Policia do jetë në qendrat e votimit pasi do marrin në ruajtje qendrat e votimit. Jo më larg se dje në raportin ditor për Korçën dhe Gjirokastrën ku operon dhe FRONTEX ka pasur disa persona të shpallur në kërkim në PKK dhe kufirin e gjelbër. Gjithashtu kemi pasur shërbime të përforcuara sepse shtetas të ndryshëm mendojnë se policia nuk do të jetë e vëmendshme dhe mund të kryejnë kalime të paligjshme".

Shtohen masat në kufirin me Greqinë, drejtori Merkaj: Policia fokus

Lidhur me vendimin e karantinimit për dy javë për personat që hyjnë nga kufiri i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, drejtori Merkaj tha se policia po vepron në bazë të këtij urdhri të Ministrisë. Nga data 19 Prill personat që kanë hyrë në territorin shqiptar kanë plotësuar formularin për karantinimin.

*Tiranapost.al.