Aktualitet

Shtohen testimet, por ulet numri i të infektuarve. Sa pacientë me Covid janë të shtruar

Shtohen testimet, por ulet numri i të infektuarve. Sa pacientë me

121 persona janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 887 testime, ndërsa tre qytetarë kanë humbur betejën me Covid: një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça.

(Dje u kryen 825 testime dhe rezultuan të infektuar 131 raste) 

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon:

57 raste në Tiranë,
14 raste në Elbasan ,
6 raste në Lezhë dhe Vlorë,
5 raste në Mirditë,
4 raste në Berat,
3 raste në Krujë, Lushnje, Patos,
2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë,
1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 189 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 6 në intubim.

97 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, me 7139 të shëruar në total nga shpërthimi i pandemisë.

COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)

Testime totale 82.233
Raste pozitive 12787
Raste të shëruara 7139
Raste Aktive 5278
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2616
Durrës 564
Shkodër 381
Lezhë 305
Elbasan 304
Korçë 249
Fier 244
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 105
Dibër 86

Gjirokastër 81