Portieri i Kombëtares shqiptare Etrit Berisha është shtruar në spital për shkak të gjendjes së rënduar nga koronavirusi. Mediat italiane kanë publikuar lajmin, ku tregojnë se portieri aktual i SPAL, u shtrua orët e fundit në spital për t'ju nënshtruar testeve klinike dhe për tu mbajtur nën vëzhgim.
Etrit Berisha, 31 vjeç u infektua me koronavirus me datë 27 nëntor, ku u njoftua se ishte karantinuar, por siç bëjnë me dije mediat italiane gjendja e tij shëndetësore tashmë kërkon trajtim të specializuar spitalor.
*Tiranapost.al