Aktualitet

Shtyhet mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Shtyhet mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kosovë-Serbi ishte parashikuar të mbahej të premten në Shkodër, por me një njoftim të kryeministrit të Kosovës mësohet se mbledhja është shtyrë për në datën 2 tetor. 

Shkak është bërë siç thotë Hoti, seanca në Kuvendin e Kosovës dhe se me kryeministrin Rama kanë gjetur dakordësinë për 2 tetorin. 

Postimi i plotë i kryeministrit Hoti: 

Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes.

Shtyhet mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë