Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen 184 të Dibrës

E Premte 15 Janar 2021, 11:10
TiranaPost
Është shtyrë seanca gjyqësore për dosjen 184 të përgjimeve në Dibër. Seanca e radhës për 4 të akuzuarit për shit-blerje votash në zgjedhjet e 2016-ës, është përcaktuar në 29 janar.
Listën e të pandehurve e kryeson Robert Aga, ish shef komisiariati i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Të tjerë të akuzuar janë Drini Gjeci, Nuri Meda dhe Hasan Hoti.
Në audiopërgjimet e publikuara nga gazetari i Bild Peter Tiede del edhe ish ministri Damian Gjiknuri si drejtues politik i PS në kohën e zgjedhjeve duke përmendur tërmet dhe djem problematik, por deri tani asgjë nuk ka dalë në dritë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën për dosjen 184 dhe çështja i kaloi Gjykatës së Kukësit.