Aktualitet

Shtyhet sërish afati për të paguar këstet e kredisë!

Shtyhet sërish afati për të paguar këstet e kredisë!

Shtyhet për në shtator afati për të paguar këstet e kredive.

Ky vendim i publikuar nga kryeministri Rama do të thotë që ata qytetarë që janë duke paguar një ose më shumë kredi, kanë mundësinë që ta rinisin pagesën pë këstet e kredive nga 1 shtatori. Këtyre personave nuk iu rritet norma e interesit, vetëm zgjatet afati për pagimin e kredive.

Ata që mund t’i bëjnë pagesat për këstet gjatë kësaj periudhe do ta vazhdojnë t’i bëjnë.

Postimi i plotë:

“Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020 dhe gjithashtu Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020, me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi”, shkruan Rama në Facebook.

Shtyhet sërish afati për të paguar këstet e kredisë!