Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin, shkak mungesa e avokatëve

Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin, shkak mungesa e

Shtyhet për të disatën herë gjyqi në GJKKO për Emiljano Shullazin. Mësohet se shkak është bërë mungesa e avokatëve.

Ndërkohë, zyrtarisht është plotësuar edhe trupa gjykuese, me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas shkarkimit të Etleva Temos. Pjesë e trupit gjykues është bërë gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja. Anëtarë të tjerë të trupit gjykues janë Albana Boksi dhe Artur Kalaja.

Në seancën e ditës së sotme ishin të panishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Gjyqi i Shullazit ka dy vite që shtyhet në Apel, ku herë për mungesë të gjyqtarëve dhe herë për mungesë të avokatëve, kjo situatë nuk po merr zgjidhje. Në gjykim së bashku me Shullazin janë edhe 4 të pandehurit e tjerë Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja. 

Të pandehurit që akuzohen nga prokuroria për “Shtrëngim me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të organizuar kriminal”, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.