Aktualitet

Shtyhet vendimi për gjyqtaren e Krujës, babai i saj: E gjitha presion nga politika, vajza ime është punëtore

Shtyhet vendimi për gjyqtaren e Krujës, babai i saj: E gjitha presion

Më datë 4 mars, do të merret vendimi për gjyqtaren Enkeleida Hoxha e cila u pezullua nga detyra, pas akuzave për korrupsion dhe lirimin në mënyrë të paligjshme të disa të burgosurve të dënuar për krime të rënda. Vendimi për shtyrjen e datës së vendimit për gjyqtaren e Krujës u mor nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Babai i gjyqtares i cili ka dalë në media jo pak herë pas arrestimit të vajzës së saj, akuzon se gjithçka po bëhet për politikë, dhe se vajza e tij është e pafajshme. Madje ai pyet se si ka mundësi që vetë kryeministri të betohet që do ta 'lërë në klasë ose do të bëhet nami', referuar deklaratës së kreut të qeverisë për Vettingun për gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.

‘Vajza ime është nga më punëtorët më e përkushtuara. Ka lënë dy fëmijë në shtëpi që nuk e kanë parë në mëngjes kur zgjohen. Është presion direkt nga politika. Si ka mundësi që një kryeministër të betohet ose do të lë në klasë ose do të bëhet nami. Ajo e la në burg djalin e deputetit se i takonte. Gjyqtarja që e la në burg, si mund të thuash do ti gadasim këto punë. Shoqja e saj e liroi dhe ajo tani është në gjykatën e Lartë. Tjetra është anëtare e komisionit qendror të zgjedhjeve. Hyjini problemit të burgjeve me qelizëm dhe do të shikoni se çfarë bëhet atje. Si ka mundësi kur ky vendim nuk është i saktë të luash me rastin. Hyni me themel një tre mujorsh.Unë erdha të mësoj që të jepet një vendim i arsyeshëm. Të jepet një dënim i arsyeshëm. Nuk mund të shpëtojnë nga ndikimi politik.'

Shtyhet vendimi për gjyqtaren e Krujës, babai i saj: E gjitha presion

Ndërkaq, kreu i ILD-së Artur Metani deklaroi në mbledhjen e KLGJ-së se gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka liruar me dashje duke sjellë në vëmendje 5 raste, mes tyre edhe lirimin e Hekuran Billës të vrarë vjet në mes të Komunës së Parisit në Tiranë.

'Sipas analizës, arrihet në konkluzionin se shkeljet disiplinore janë kryer nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha me “dashje direkte”. Sjellja në vijimësi e magjistrates nën hetim Enkeleida Hoxha mbi kërkesat e të dënuarit H.B duke shmangur pa shkak ligjor gjyqtarët e tjerë nga gjykimi i kërkesave të tij, pranimi i 5 kërkesave në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje flagrante të tij, duke sjellë edhe lirimin e të dënuarit Hekuran Billa nga burgimi i cili nga një vendim fillestar me burgim të përjetshëm nga autoriteti i huaj gjyqësor, pas njohjes së tij me 25 vite burgim, përfundoi duke vuajtur në shtetin shqiptar vetëm 3 vite burgim në një kohë që mas dhënies së vendimit të njohjes nr. 1016/2016, i kishin mbetur për të vuajtur edhe 16 vite 4 muaj referuar urdhërit të ekzekutimit të prokurorit, provohet mungesën e kriterit objektiv të paanshmërisë në gjykim si dhe diskretiton rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit si brenda vendit ashtu edhe në marrëdhënie me autoritetet gjyqësore të huaja,vendimet e të cilave njihen dhe ekzekutohen në shtetin shqiptar’.

*Tiranapost.al.