Shuhet zjarri në Selenicë. Ku vijojnë vatrat të jenë ende aktive?
E Martë 13 Gusht 2024, 09:10
TiranaPost
Prej disa ditësh vijon aktiv zjari në Parkun Kombëtar të Prespës. Në terren janë rreth 80 forca zjarrfikëse.
Ndërkohë edhe në Parkun Kombëtar të malit të Tomorit zjarri vijon të jetë aktiv. Flakët kanë djegur kurorën e pishave. Forcat zjarrfikëse dhe punonjës të ADZM po angazhohen për shuarjen e flakëve.
Vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj dhe flakët u ndihmuan nga era për t`u përhapur.
Fatmirësisht zjarri në bashkinë e Selenicës është vënë në kontroll. Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, sipas të cilit, rreziku për banesat është eliminuar, por situata po mbahet nën monitorim.