Aktualitet

‘Shumë dhimbje për minatorët që humbën jetën’. Olta Xhaçka shkruan pas tragjedisë në minierën e Dibrës

‘Shumë dhimbje për minatorët që humbën

Mëngjesin e sotëm u nxorën të pajetë tre trupat e minatorëve në Selishtë të Dibrës.

‘Shumë dhimbje për minatorët që humbën

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një status ngushëllues për familjarët e tyre shkruan: “Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rexhep Rushiti e Ismail Hoxha. Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer mbrapsht të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë të gjithëve. Por megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht vështirësive e sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre”.

Prej 48 orësh Fatos Çesku, Rexhep Rushiti dhe Ismail Hoxha kishin humbur kontaktet me familjarët. Dy minatorët dhe inxhinieri i minierës u nxorën sot të pajetë teksa mendohet se vdekja ka ardhur prej asfiksisë nga gazi.