Shumë ftohtë! Situata me rrugët, ARRSH: Kujdes shoferët nga ngricat, foto nga akset kryesore

Reshjet e dëborës kanë pushuar gjatë orëve të natës, por temepraturat shumë të ulëta sidomos në zonat veriore dhe juglindore kanë bërë që rrugët të jenë me ngrica. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kontraktorët kanë shpërndarë kripë për të larguar ngricat dhe aktualisht qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare.
Por shoferët e makinave duhet të tregohen të kujdeshëm për shkak të ngricave që mund të krijohen sërish: Të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën, këshillon ARRSH.
Njoftim për gjendjen e akseve kombëtare
Reshjet kanë pushuar temperatutar janë shumë të ulëta në veri dhe në juglindje të vendit.
Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat.
Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natë dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën
#ARRSH #MIE
*Tiranapost.al