Aktualitet

Shumë gjëra nuk i dimë akoma për virusin, por si të mbrohemi Po!

Shumë gjëra nuk i dimë akoma për virusin, por si të

Nuk dimë shumë gjëra për këtë virus, por dimë si të mbrohemi ndaj tij! Ky është mesazhi i mjekes së Onkologjikut Silvana Çeliku, e cila u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat.

Përmes një video-mesazhi të publikuar ajo rikujton:

"Ato që ne dimë janë: Ju lutem mbani distancën sociale me njëri tjetrin, mbani një higjienë personale dhe kolektive sa më të mirë, përdorni maskat dhe nëse nuk keni mundësi të mbani distancimin social ose jeni në ambiente të mbyllura. Së bashku sigurisht me gjithë këto masa do t'ja dalim".

Një thirrje doktoresha e ka edhe për ata që për probleme të ndryshme shëndetësore u drejtohen spitaleve: Maska jashtëzakonisht e detyrueshme brenda spitalit.

"Të dashur pacientë ju lutem shumë mundohuni të zbatoni të gjithë rregullat që kemi vënë në këtë spital. Përdorimi i maskës është jashtëzakonisht i detyrueshëm brenda spitalit. Ju lutem mbani distancimin social me njëri tjetrin dhe prisni që t'ju vijë personeli shëndetësor apo koordinatori për të bërë takimin përkatës me mjekun. Ju lutem zbatojini këto rregulla. Së bashku edhe njëherë të mundohemi ta mposhtim këtë virus, që po merr jetë njerëzish".

Mesazhin e doktoreshës e ka bërë publik ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.