Aktualitet

Shumica e linjave urbane të hënën në punë! Veliaj: Kush nuk del i hiqet licenca

Shumica e linjave urbane të hënën në punë! Veliaj: Kush

Transporti urban në kryeqytet pritet që të rinisë të hënën. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u kërkoi operatorëve që të fillojnë shërbimin ndaj qytetarëve, dhe në rast të kundërt, do të humbasin licencat.

“Besoj që shumica e linjave do të dalin të hënën. Ato që nuk do të dalin dhe do guxojnë të vënë në dyshim këtë që jam duke thënë, do ta kenë ditën e fundit që punojnë në Bashkinë e Tiranës si Operator i Transportit Publik”, deklaro Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj thotë se të gjithë ata operatorë që nuk përballojnë dot shërbimin të dorëzojnë licencat.

“Do të habitesha nëse do të kishte nga ata që e vënë në dyshim fjalën time. Megjithëatë disa operatorëve u kam thënë, që nëse nuk ju del. Pra nëse, fjala vjen ju nuk ju del rroga si gazetare, atëherë ti nuk del më nesër me mikrofon, sepse thua: "Unë me këtë punë nuk realizoj dot të ardhur apo stilin e jetës që kam." Kështu që për ata që sinqerisht mund të kenë borxhe, overdrafte, mjafton ta lënë licencën, ne hapim garë dhe e merr dikush tjetër”, u shpreh Veliaj për TCH.