Aktualitet

Si do të shkojnë akrepat e orës këtë të diel?

Si do të shkojnë akrepat e orës këtë të diel?

Tetori po mbaron: si çdo vit, fundjava e fundit e muajit sjellë me vete ndryshimin e orës: natën midis të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor, në 3 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke u pozicionuar në orën 2. Ora dimërore do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të muajit Mars.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70 me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Evropian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.