Aktualitet

Si do zhvillohet mësimi në shtator, po shkollat do hapen? Beqaj tregon një skenar

Si do zhvillohet mësimi në shtator, po shkollat do hapen? Beqaj tregon

Qeveria nuk ka ende një plan konkret apo vendim final se kur nxënësit do rikthehen në shkollë, nëse do kthehen dhe siguria në kushtet e pandemisë së koronavirusit, mes frikës së një vale të re në vjeshtë.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini nuk ka zhvilluar mbledhje deri më tani për të diskutuar, por një propozim vjen nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ai thotë se duhet gjetur një mënyrë për hapjen e shkollave pa zëvendësuar marrëdhënien njerëzore mes mësuesit dhe nxënësit.

A ka alternativa?

Ish ministri thotë se një alternativë është zhvillimi i mësimit i ndarë në dy pjesë, online dhe në klasë në ditë të ndryshme të javës, dy ditë në javë në klasë dhe tre ditë online, për të shmangur grumbullimet dhe kontaktin e shpeshtë mes nxënësve.

Për Abc News aitha:

 “Marrëdhënia njerëzore mësues-nxënës është e pazëvendësueshme. Kush ka maturën ose klasën e nëntë duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Mundet të bëhen dy ditë në klasë dhe tre ditë online, por mbetet për t’u parë”.

Në fundit Beqaj tha se me rritjen e të infektuarve, do duhet që maska të bëhet me detyrim edhe në ambientet e hapura, sidomos në Tiranë.

 “Nëse do vazhdojnë njerëzit të rrinë kaq afër me njëri tjetrin duhet të bëhen maskat me detyrim edhe në ambientet e jashtme. Të paktën në Tiranë kur ka shumë njerëz”.