Aktualitet

Si duhet të veprojnë të prekurit nga Covid nëse nuk kontaktojnë dot me mjekun e familjes?

Si duhet të veprojnë të prekurit nga Covid nëse nuk

Për qytetarët të cilët nuk arrijnë dot të kontaktojnë me mjekun e familjes, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj këshillon të që të kontaktohet numri në linjën e gjelbër: 08004040.

Nga mbledhja e sotme e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Brataj tha se në disa raste personat e prekur me Covid kanë vështirësi të komunikojnë me mjekun e familjes. Mund të ndodhë që mjeku mund të jetë me Covid, mund të ndodhë gjithashtu të mos jenë në atë moment në punë.

Skënder Brataj:

Doja të theksoja edhe një gjë tjetër për qytetarët. Për çdo qytetar që ka vështirësi me mjekun e familjes për ta kontaktuar  për shumë arsye. Ka nga kolegët tanë që janë të infektuar që nuk janë në punë, prandaj duhetqytetarët duhet të marrin në numri n 08004040 dhe ne më pas gjejmë mundësinë që përmes qendrës shëndetësore t’i plotësojmë sistemin e referimit që qytetarit i duhen për të marrë të gjitha shërbimet!