Aktualitet

Si e kalon Covidin një pneumolog si Arjan Mezini: Psikologjikisht më lehtë, por çfarë trajtimi ndoqi?

Si e kalon Covidin një pneumolog si Arjan Mezini: Psikologjikisht më

Mes mjekëve të prekur nga koronavirusi është edhe pneumolou Arjan Mezini. Aktualisht ai është në ditët e fundit të rikuperimit dhe për fat të mirë siç deklaron ai nuk pasi simptoma të rënda. Në një intervistë ai ka treguar se nuk beson që është infektuar në ambientet e spitalit, pavarësisht se në spitalin ku ndodhet ai Shefqet Ndroqi janë të shtruar pacientë më koronavirus, edhe pse këtë nuk e thotë me siguri absolute. Për pneumologun Mezini është e pamundur ti shmangesh virusit.

 “Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm”.

Por çfarë trajtimi ndoqi pneumologu? Mezini thotë se nuk ka ndjekur asnjë protokoll me medikamente, ndërsa shtoi se për mjekët është psikologjikisht më e lehtë të përballesh me virusin.

 “Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë pak më shumë se lehta. Me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm Vitamina, dhe Ibuprofen”.

Pneumologu Arjan Mezini ishte në intervistë për ABC News.