Aktualitet

Si e shpjegon mjekja psikiatre vetëflijimin nënë e bijë në Kombinat: Fija e hollë që na ndan nga anormaliteti

Si e shpjegon mjekja psikiatre vetëflijimin nënë e bijë

Historia tragjike e familjes Josifi në Kombinat ka tronditur opinionin publik dhe për mjeken psikiatre Arjana Rreli rasti ka të bëjë me një psikozë familjare që ka startuar herët. Bindjet fetare janë ato që ndihmojnë që kjo gjendje psikoze të amplifikohet.

Për News 24 ajo tha:

Mendoj që kemi të bëjmnë me një psikozë familjare që duket se ka startuar herët. Vekja e babait të familjes është indicator që të çon atë që brenda kësaj fmailje ka qenë dhe vetëvrasja si element i pranuar. Ato mesa duket e kanë pranuar. Nuk di se sa ndikim mund te kttë pasur bindja e tyre fetare se ndihmojnë ndonjëherë në amplifikimin e psikozës së familjes. Mendoj se kjo psikozë familjare ka nisur me një vendim që ka pararendur tek një nga anëtarët e familjes. Mjedisi i tyre ka qënë i mbyllur, si një enë me presion ku presioni është rritur ditë pas dite, ky presion është gjeneruar brenda këtij ambienti të mbylur është amplifikuar deri sa vjen një moment që fillon e përvetësohet si një gjë krejt normale.

Gazetarja Ola Bruko: Si ka mundësi? Kemi banesën ku jetojnë tre njerëz që besojnë se po të vdesin ringjallin, herë pas here trokasin familjarë, hyjnë dhe brenda akomodohen në shtëpi dhe diskutojnë me zonjën dhe një nga motrat, me qetësi olimpike ato thonë se Anisa po fle apo mëson dhe diskutojnë për gjerat e ditës. Si mundet të ndodhë kjo gjë?

Mjekja Psikiatre:

Kjo është shumë e mundur, ti gjen kthjelltëisnë e menduar, ndërkohë që çfarë ka lidhje me psikozën e zhvilluar ku ata mendojnë se do ketë kritika, nuk duan të hyjnë në debat me të tjerët dhe krijojnë një lloj barriere duke menduar se ajo që po bëjnë është e drjetë, por të tjerët nuk e kuptojnë. Kjo është fija e hollë që ndan normalitetin me anormalitetin.

E gjeta veten në thirrjen për këto probleme të vogla. Na ndan kaq pak gjendja ku ne mund të hyjmë në anormalitet. E para duhet të tregojmë problematikën. Ata hynë në një psikozë të ngushtë ku vetëm ato e dinin ku do shkonin. Nëse ne e shfaqim shqetësimin jo vetëm që marrim ndihmë por nuk çojmë drejt sëmundjes mendore. Mendësia e krijuar brenda kësaj familje është mbajt kaq sekret sa ka gjeneruar deri në një situatë në dukje normale brenda mureve. Nuk e di kush e ka futur i pari atë mendësi në atë familje.

A mund të shërohet nga gjendja psikologjike Blerta?

Doktoreshë Rreli thotë se është e vështirë:

Blerta e ka perceptuar si një normalitet situatën. Këtu është e vështirë të bindësh psikozën mbi mënyrën se si e mendon ajo vdekjen dhe ringjalljen. Apo imazhet që i kanë mbetur në tru nga nëna dhe motra e vdekur. Një psikozë krkon minimalisht 1 vit trajtim.  

Me datë 2 korrik, Zhaneta Josifi bashkë me vajzën e saj Anisa u gjendën të pajeta. Ndërsa vajza tjetër Blerta u gjet në gjendje të rëndë. Anisa kishte vdkeur prej më shumë se një viti por nëna me motrën e Anisës Blerta e kishin mbajtur në shtëpi duke kryer disa rite me shpresën së do ringjallej. Më pas nëna Zhaneta ka ndërruar jetë. Blerta ka treguar se kanë qëndruar pa ngrënë për të sakrifikuar për ringjalljen.

Të afërmit e familjes thonë se kanë qënë anëtarë të Dëshmitarët e Jehovait, por organizata e mohon. Vetë Blerta ka pranuar se para 5 vitesh ka qenë pjesë dhe që kanë shkuar edhe në Kishën Ungjillore. Prokuroria ndërkaq ka nisur hetimet për sektet fetare.