Aktualitet

Si është ndëshkimi kur organizon sërish dasmë? Rastet në Durrës

Si është ndëshkimi kur organizon sërish dasmë? Rastet

Pronari i një lokali në Fushë Krujë me inicialet XH.B, pasi u gjobit me një shumë prej 1 milionësh të rinj për organizimin e një dasme duke shkelur aktin normatik, sërish e ka përsëritur. Mësohet se ai përveç një tjetër gjobe me po të njëjtën shumë i është mbyllur edhe lokali. Vendimi do të jetë në fuqi për 6 muaj.

Për prnarin e një tjetër lokali, me incialet D. Q., në Katund të Ri, shërbimet e Policisë kanë vendosur 2 herë masë administrative 1.000.000 lekë, si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu pronari i një lokali në Spitallë me incialet S.P u gjobit me 1 milionë lekë pasi organizoi dasmë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.