Aktualitet

Si është situata në dy spitalet Covid

Si është situata në dy spitalet Covid

116 pacientë të konfirmuar me Covid po trajtohen në dy spitalet, tek Infektivi dhe Sanatoriumi, ndërkohë numri i të shtruarve është shumë më i lartë, pasi po kurohem edhe ata që nuk kanë rezultuar pozitiv por dyshohen.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në terapi intensive po trajtohen aktualisht 19 pacientë, ndërkohë që 4 prej tyre janë të intubuar.

Ministria bëri me dije sot se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 124 raste të reja, ndërsa 4 persona humbën jetën si pasojë e COVID-19.