Aktualitet

Si i dërgonin pronarët e agjencive shqiptarët në Gjermani? Zbulohet skema me 600 euro, ndryshohej testi i virusit

Si i dërgonin pronarët e agjencive shqiptarët në Gjermani?

Detaje të reja janë publikuar pas arrestimit të katër pronarëve të agjencive të udhëtimit, të cilët akuzohen se merrnin para, rreth 600 euro për person për të dërguar udhëtarë shqiptarë drejt vendeve të BE, duke iu shmangur rregullave anti-Covid. Mësohet se janë 500 persona të cilët kanë arritur të shkojnë në Gjermani përmes kësaj skeme.

Në pranga kanë përfunduar:

Ergys Vejseli, Gentiana Konini, Klotida Çela dhe Petrit Cara, banues në Tiranë. Ata akuzohen se kanë falsifikuar jo vetëm përgjigjet e testit për Covid si dhe kontratat e punësimit.

Por si vepronin?

Ata i kalonin klientët e tyre nga Shqipëria me autobus drejt Hungarisë dhe më pas në Gjermani. Policia njofton se hetimi po kryej prej muajsh, ndërsa dyshohet se këtë skemë e kanë praktikuar që në muajin shtator. Në media u publikua pak ditë më parë një lajm ku thuhej se është ndaluar një furgon me shqiptarë, të cilët ishin nisur drejt Gjermanisë përmes këtyre agjencive.

Pronarët akuzohen se kanë shmangur edhe tatimet.

 

*Tiranapost.al.