Aktualitet

Si janë të shpërndara rastet aktive me koronavirus në Shqipëri

Si janë të shpërndara rastet aktive me koronavirus në

Situata politike dhe çështja e teatrit hoqën disi vëmendjen nga situata e koronavirusit. Por edhe zgjatja e orarit të lëvizjes deri në orën 21:00 për zonat e Kuqe si Tirana dhe moti me diell krijuan idenë se virusi ka ikur.

Por në vendin tonë vijojnë të identifikohen raste me të infektuar.  Në vetëm 24 orët e fundit, janë konfirmuar 12 raste të reja. Nuk janë shumë por dëshmojnë që virusi qarkullon ende dhe si për gjithë botën, askush nuk e di se kur pandemia do mbarojë.

Por sa janë raste aktive në vend dhe si janë të shpërndarë?

Janë 173 raste aktive. Tirana rezulton me numrin më të lartë të rasteve aktive, me 58 të infektuar. Ndërsa tre qytete rezultojnë me vetëm 1 të infektuar aktiv.

Shihni listën si më poshtë:

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive.

Tiranë            58

Durrës           48

Krujë             31

Shkodër         10

Berat              10

Kamëz            9

Fier                 4

Elbasan           1

Mirditë           1

Korçë             1

Numri i prekurve në total nga koronavirusi në Shqipëri është 981. Prej tyre rreth 79% janë shëruar dhe 173 janë raste aktive. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime; molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Tabela përmbledhëse si më poshtë:

COVID-19 – Statistika (22 Maj 2020)

Testime totale                         14259

Testime molekulare                  12933

Testime serologjike                  1326

Raste pozitive                          981

Raste të shëruara                    777

Raste Aktive                           173

Humbje jete                           31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)