Si nisën hetimet e SPAK dhe akuzat që rëndojnë mbi Vangjush Dakon

Vangjush Dako, kryetari për 3 mandate radhazi (nga viti 2007 deri në 2019) i Bashkisë së Durrësit, akuzohet sot nga SPAK për shpërdorim detyre.
Por cilat janë akuzat që rëndojnë mbi kryebashkiakun durrsak?
Burime të SPAK kanë zbuluar për mediat se gjithçka ka nisur pas padisë që banorët e Pallatit Nr 8, në Lagjjen 5 në Durrës kryen në SPAK në shtator të vitit 2020.
Pallati u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, kohë kur Dako sapo kishte mbaruar mandatin e tij të tretë dhe në krye të Bashkisë ishte Valbona Sako.
15 banorë të pallatit akuzonin Dakon se shkak për dëmtimet e rënda që pësuan apartamentet e tyre u bënë 4 katet shtesë që bëri ndërtuesi i pallatit.
Leja u dha nga Dako në shtator të vitit 2011.
Pas hetimeve të nisura nga SPAK u gjetën shkelje nga ana e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa prej ish zyrtarëve të drejtorisë së Urbanistikës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Në pranga ka rënë edhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku.
Vangjush Dako, ndërkohë sipas burimeve që citojnë mediat, akuzohet edhe për shpërdorim detyre në një tenderin që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.