Aktualitet

Si nisi përplasja me armë mes policisë dhe disa personave në Mamurras

Si nisi përplasja me armë mes policisë dhe disa personave në

Është zbardhur ngjarja e ndodhur pak orë më parë në Mamurras, ku si pasojë e një përplasje me armë mbetën të plagosur dy punonjës policie dhe një qytetar.

Mësohet se efektivët e policisë kanë qenë në patrullim në qendër të Mamurrasit ku kanë kërkuar që të ndalohet një makinë në të cilën ndodheshin disa persona. Shoferi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar për kontroll dhe fillimisht debati ka qenë verbalisht.

Si nisi përplasja me armë mes policisë dhe disa personave në

Situata është tensionuar dhe personat kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë. Për pasojë ata u plagosën ndërsa plumbi ka kapur edhe një qytetar. Fatmirësisht të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ata u dërguan me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë.

Si nisi përplasja me armë mes policisë dhe disa personave në

Sipas informacioneve të para, autorët e ngjarjes janë identifikuar, ndonëse emrat nuk bëhen me dije. Flitet se autorët që qëlluan policët u shoqëruan mëngjesin e sotëm në komisariat dhe më pas u liruan. Mëngjesin e sotëm u shoqëruan 3 vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 7 persona.

*Tiranapost.al.