Aktualitet

Si paraqitet situata sot në akset rrugore që patën vështirësi nga moti i keq dhe ngricat?

Si paraqitet situata sot në akset rrugore që patën

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përditësim këtë fillim jave.

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta, deri në -7.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë dhe të ulin shpejtësinë.


“Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës

Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore

Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH.