Aktualitet

Si shkon zinxhiri i infeksionit të koronavirusit? Rasti në Fier

Si shkon zinxhiri i infeksionit të koronavirusit? Rasti në Fier

Në 24 orët e fundit u raportuan 12 raste të reja me koronavirus. Mësohet se dy prej tyre janë nga Fieri, një çift bashkëshortësh të moshës rreth 60 vjeç. Ata jetojnë në Fier, në lagjen e quajtur ‘Liri’.

Për fat të mirë dy djemtë e çifitit të cilëve u është marrë tamponi, kanë dalë negativë, të pa infektuar.

Dyshimet janë se çifti është infektuar pas kontaktit me një farmacist të infektuar i cili jeton në pallatin përballë tyre.

Farmacisti u zbulua me koronavirus të dielën e kaluar. Ai infektoi edhe gruan e tij. Çifti i bashkëshortëve u dërguan me urgjencë në spitalin Infektiv morën shërbim.

Por kush e infektoi farmacistin? 

Ai u infektua një grua shtatzënë e cila kishte ardhur në Fier nga Tirana dhe në fillim ka infektuar vjerrën dhe të birin, më pas edhe farmacistin.

Vetë gruaja shtatzënë u infektua nga familjarët e saj në Tiranë.

Ky është edhe zinxhiri i infeksionit që ndiqet nga epidemiologët, deri në shkëputjen e tij. Pra deri kur të mos ketë më kontakte të infektuar nga të konfirmuarit me Covid-19.