Aktualitet

Si të përfitosh rimbursimin e ilaçeve anti-Covid falas? Zgjat një muaj, videoja shpjeguese

Si të përfitosh rimbursimin e ilaçeve anti-Covid falas? Zgjat

Të gjithë të prekurit nga Covid do të përfitojnfalas medikamentet që përdoren për t'u kuruar nga virusi. Por shumë qytetarë nuk e dinë skemën që duhet të ndiqet.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar një video sqaruese ku tregohet se hapi i parë duhet të jetë kontakti me mjekun e familjes. Nëse nuk keni dijeni kush është mjeku i familjes, duhet të telefonohet numri nga linja e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.

Mjeku i familjes është ai që përshlruan recetën sipas protokollit në varësi të gjendjes së pacientit, në sëmundje të lehtë apo të moderuar. Në recetë ndodhet kodi, dhe një i afërm i të prekurit me virus duhet të paraqesë recetën me këtë kod në farmaci  që ilaet të merren falas.

Manastirliu sqaron se rimbursimi për trajtimin e simptomave të Covid-19 është deri në 1 muaj. Rimbursimi bëhet edhe për ata që nuk janë të siguruar.

Më poshtë shih videon dhe statusin e ministres Manastirliu.

*Tiranapost.al.