Aktualitet

Si transportohen jashtë pacientët shqiptarë me Covid?

Si transportohen jashtë pacientët shqiptarë me Covid?

Nuk është vetëm Turqia vendi që pacientë shqiptarë me koronavirus janë dërguar për tu trajtuar, edhe pse së fundmi autoritetet greke kanë marrë vendimin të mos pranojnë më për shkak të mbushjes së kapaciteteve. Italia është një tjetër destinacion për kurimin e pacientëve, ndërsa Eugena Tomini nga ISHP shpjegoi se si transportohen dhe protokolli që ndiqet:

“Është një protokoll që ekziston mes klinikës, familjarëve dhe menaxheri i rastit nëpërmjet urgjencës kombëtare 127. Çdo rast që transportohet nga spitali në Rinas bëhet me ambulancë”.

Si transportohen jashtë pacientët shqiptarë me Covid?

Shefes së epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini iu  bë pyetja mbi transportimin e pacientëve jashtë për shkak të rastit të Bashkim Koplikut.

Vajza e ish-zv.kryeministrit Bashkim Kopliku i cili ndërroi jetë nga Covid, akuzoi shtetin për pakujdesi. Sot në ceremoninë e varrimit ajo citohet nga mediat të ketë thënë: Babai im ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen. Vdiq kur po e dërgonim në avion në Itali për kurim më të specializuar.