Aktualitet

Si u infektua Erion Veliaj me koronavirus: Java e parë ishte agoni totale, ilaçet që përdora

Si u infektua Erion Veliaj me koronavirus: Java e parë ishte agoni totale,

Pas postimit me djalin ku dha lajmin se kishte kaluar koronavirusin pas dy javësh, dhe dy testeve që rezultuan negativë, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj doli në një intervistë ku tregoi se si ishte infektuar, shenjat që përjetoi dhe trajtimin që kishte marrë. Veliaj hodhi poshtë pretendimet se ishte kuruar jashtë, duke thënë se për asnjë moment nuk ka dalë nga shtëpia e jo më nga Shqipëria, ndjekur nga mjekët e QUST dhe bëri thirrje për unitet më shumë sesa mallkime nga kundërshtarët.

-Në disa takime nuk keni pasur maskë

Veliaj: Po unë e pranoj, nuk kam qenë pacienti perfekt por nuk e mora virusin nga puna, por nga lidhje familjare që kishin qenë në aktivitetet të tjera. Epidemiologët po merren me gjurmimin e rasteve. Isha kujdesur për të gjitha aktivitetet e mia në Bashki por nuk tregova kujdesin e duhur në familje. Në Bashki fatmirësisht nuk ka të infektuar. Testi i parë negativ ishte në fundjavë dhe testi i dytë ishte sot.

-Sa i vështirë ka qenë trajtimi?

Veliaj: Skam marrë asnjë ilaç nga asnjë sistem privat. Më kanë dhënë  Dexamethasone f dhe një antibiotik antiinflamator edhe nga pasovat me një grevë urie të para disa viteve dhe problemeve me mëlçinë. Kam pasur disa njolla në mushkëri, s’besoj se ka një formulë që u përshtatet gjithë njerëzve. Formula e përbashkët është ajo e parandalimit. Kur sëmundja të kap reagimi i organizmit është ndryshe. Asnjë nga stafi im nuk u prek, u prek bashkëshortja ime dhe djali.

Simptomat që përjetuat?

Java e parë ishte agoni totale, javën e dytë ishte sikur më kishte shtypur një tren, mendova se rashë shakull.

Ka ardhur momenti të piqemi pak, të kursejmë mallkimin, sharjen, jemi një familje jemi shqiptarë, te respektojmë autoritetet, bluzat e bardha. Ua di sakrificën, tani që e provova vetë kuptova që bëhet fjalë për një ushtri bluzash të bardha që punojnë 24 orë. Kur ke kollë mbytës që në orën 5 të mëngjesit është dikush që të përgjigjet, s'jam larguar asnjë minutë nga shtëpia ime, jo më nga Shqipëria.

Veliaj është rikthyer në zyrë.

Intervista për News 24.