Aktualitet

Situata e Covid-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Situata e Covid-19 në vendin tonë, Ministria e

132 raste të reja janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 824 testime të kryera.

Sipas njoftimit të Ministrisë së  Shëndetësisë  3 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja dhe një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë 95 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7629 numrin total të personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht po trajtohen 185  pacientë, 16  në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se  132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. 

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (28 Shtator 2020)

Testime totale              86378

Raste pozitive               13391

Raste të shëruara          7629

Raste Aktive                  5382

Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2632

Durrës       591

Shkodër     391

Elbasan      318

Lezhë         305

Korçë         252

Fier            244

Vlorë          198

Kukës         154

Berat          112

Dibër         107

Gjirokastër   78