Aktualitet

Situata e COVID-19 në vendin tonë! Nivelet e infektimeve dhe vdekshmërisë qëndrojnë në shifra të larta

Situata e COVID-19 në vendin tonë! Nivelet e infektimeve dhe

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për situatën e COVID-19 në vendin tonë, ku njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me virusin 819 individë, ndërkohë që 21 shtetas kanë ndërruar jetën. Nga ana tjetër, lajmi i mirë është se numri i të shëruarve ka qenë më i lartë se numri i atyre që kanë rezultuar të infektuar, teksa 838 qytetarë kanë tejkaluar virusin.

Tirana është Qarku që kryeson listën e infektimeve të reja me 300 raste të reja, e ndjekur nga Durrësi me 50 dhe Shkodra me 38.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 306 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,663 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3372 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 819 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamëz, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga 6 raste në Kolonjë, Vorë, nga 5 raste në Pukë, Prrenjas, Kuçovë, Cerrik, nga 4 raste në Kukës, Tepelenë, Malësi e Madhe, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Memaliaj, Maliq, nga 2 raste në Delvinë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, nga 1 rast në Has, Mirditë, Tropojë, Dibër, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 838 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,190 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (7 Mars 2021)

Raste të reja ditore 819

Të shëruar në 24 orë 838

Të shtruar në spitale 647

Humbje jete në 24 orë 21

Testime ditore 3372

Testime totale 489,136

Raste pozitive 112,897

Raste të shëruara 75,190

Raste Aktive 35,768

Humbje jete 1,939

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23425

Fier 2566

Vlorë 1721

Durrës 1682

Shkodër 1352

Gjirokastër 1209

Korçë 942

Elbasan 778

Lezhë 793

Berat 608

Dibër 364

Kukës 328

Tiranapost.al