Aktualitet

Situata e COVID në Shqipëri! 149 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e COVID në Shqipëri! 149 raste të reja dhe 3 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e situatës së pandemisë COVID-19 në vendin tonë. Sipas MSh, përgjatë 24 orëve të fundit janë diagnostikuar si pozitivë me koronavursin 149 qytetarë, ndërkohë që tre të tjerë për fat të keq kanë ndërruar jetën për shkak të virusit.

Përgjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 542 persona. Bashkia e Tiranës kryeson për nga numri i infektimeve të reja me 43 raste, e ndjekur nga Shkodra me 12 dhe Korça me 11 të tilla.

Njoftimi i plotë i Ministrisë të Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2886 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Lushnje, Sarandë, Skrapar, nga 3 raste në Gjirokastër, Poliçan, nga 2 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Has, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Dimal, Dibër, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, Vorë, Maliq, Patos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (17 Prill 2021)

Raste të reja ditore 149

Të shëruar në 24 orë 542

Të shtruar në spitale 174

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2886

Testime totale 605,208

Raste pozitive 129,456

Raste të shëruara 101,142

Raste Aktive 25,974

Humbje jete 2,340

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18790

Fier 2207

Durrës 1110

Gjirokastër 945

Shkodër 908

Korçë 714

Vlorë 486

Dibër 320

Kukës 285

Elbasan 179

Lezhë 15

Berat 15

Tiranapost.al