Aktualitet

Situata e COVID në Shqipëri! 256 infektime të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e COVID në Shqipëri! 256 infektime të reja dhe 8 humbje

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e pandemisë COVID-19 në vendin tonë. Sipas MSh, në 24 orët e fundit janë diagnostikuar si pozitivë me koronavirusin 256 qytetarë, ndërkohë që për fat të keq 8 të tjerë kanë humbur jetën në betejën me COVID. Përgjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 565 qytetarë.

Për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, Qarku i Tiranës nuk kryeson për nga numri i infektimeve, por renditet i treti me 28 raste. Shkodra drejton për nga numri i infektimeve me 31 raste, i ndjekur nga Qarku Korçë me 29.

Njoftimi i plotë i Ministrisë të Shëndetësisë:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2538 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 256 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Vau i Dejës, Dibër, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Mat, Sarandë, Fushë Arrëz, Selenicë, Kolonjë, Finiq, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora,1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 67 – 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (07 Prill 2021)

Raste të reja ditore 256

Të shëruar në 24 orë 565

Të shtruar në spitale 256

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2538

Testime totale 577,591

Raste pozitive 127,192

Raste të shëruara 95,600

Raste Aktive 29,301

Humbje jete 2291

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20738

Fier 2560

Durrës 1226

Gjirokastër 1224

Shkodër 1030

Vlorë 721

Korçë 729

Kukës 345

Dibër 338

Elbasan 246

Lezhë 103

Berat 41

Tiranapost.al