Aktualitet

Situata e COVID në Shqipëri: Bie ndjeshëm numri i vdekjeve, 179 infektime të reja në 24 orët e fundit

Situata e COVID në Shqipëri: Bie ndjeshëm numri i vdekjeve, 179

Ministria e Shëndetëtisë ka përditësuar të dhënat e situatës së pandemisë COVID-19 në Shqipëri. Sipas MSh, përgjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetën dy qytetarë një rënie e ndjeshme kjo nga ditët dhe javët e kaluara, ndërkohë që janë diagnostikuar si pozitivë 179 shtetas të tjerë.

Bashkia e Tiranës kryeson për nga numri i infektimeve të reja me 38 raste, e ndjekur nga Fieri me 16 dhe Gjirokastra me 12 raste.

Njoftimi i plotë i Ministrisë të Shëndetësisë:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2652 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 179 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82 – 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Prill 2021)

Raste të reja ditore 179

Të shëruar në 24 orë 587

Të shtruar në spitale 182

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2652

Testime totale 602,322

Raste pozitive 129,307

Raste të shëruara 100,600

Raste Aktive 26,370

Humbje jete 2,337

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19031

Fier 2241

Durrës 1131

Gjirokastër 981

Shkodër 916

Korçë 712

Vlorë 504

Dibër 327

Kukës 282

Elbasan 198

Lezhë 25

Berat 22

Tiranapost.al