Aktualitet

Situata e COVID në Shqipëri/ Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 8065 qytetarë

Situata e COVID në Shqipëri/ Në 24 orët e fundit janë

Në kuadër të fushatës të imunizimit masiv kundër COVID-19 “Shqipëria Buzëqesh”, janë vaksinuar 8065 qytetarë përgjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se numri total i të vaksinuarve ka arritur në 332 mijë e 905.

Kujtojmë se aktualisht fushata e vaksinimit përfshin grupmoshat +60 vjeç dhe këtë fundjavë janë vaksinuar punonjësit e sektorit të turizmit dhe shërbimeve, ndërkohë që javën në vijim pritet të fillojë procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik, duke filluar nga ata të transportit ajror.

Situata e COVID në Shqipëri/ Në 24 orët e fundit janë

Tiranapost.al