Aktualitet

Situata e zjarreve në Vlorë, Rama: Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka, prioritet evakuimi i banorëve

Situata e zjarreve në Vlorë, Rama: Po shtohen forcat e ndërhyrjes

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shfaqen imazhet e punonjësve të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësve në luftë me vatrat e zjarrit në jug të vendit.

Bashkangjitur videos, Rama njofton se janë shtuar forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës si dhe vazhdon mbështetja nga ajri për të luftuar flakët e paparashikueshme për shkak të erërave. Kryeministri nënvizon se prioriteti kryesor është evakuimi i banorëve të zonave që mund të rrezikon nga flakët.

Statusi i plotë i Ramës:

Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.

Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim.

#RESPEKT

Tiranapost.al