Aktualitet

Situata epidemiologjike në Ballkan/ Shqipëria nuk ka transmetim komunitar, Kosova në rrezik

Situata epidemiologjike në Ballkan/ Shqipëria nuk ka transmetim

Ka postuar një raport nga OBSH se si klasifikohen vendet për nivelin dhe llojin e transmetimit komunitar. Shqipëria është vendosur në kuadrat të verdhë që tregon se transmetimi nuk është komunitar por në grupe. Kjo për fat të mirë, sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti pasi situata me koronavirusin në këtë mënyrë mund të kontrollohet nëse merren masat e duhura.

Situata epidemiologjike në Ballkan/ Shqipëria nuk ka transmetim

Situata epidemiologjike në Ballkan/ Shqipëria nuk ka transmetim

Situata epidemiologjike në Ballkan/ Shqipëria nuk ka transmetim

Ndërsa ndryshe është situata në Kosovë për të cilën mjeku thotë se duket shumë kujdes pasi situata ka dalë jashtë kontrollit.

Mjeku apelon për tre rregulla që duhen zbatuar për të shmangur çdo skenar të keq, duke:

-Ruajtur distancen fizike (2 metra)

-Ruajtur higjienen e rregullt te duarve

Duke mbajtur masken nese nuk ruhet dot distanca fizike

Postimi i plotë i epidemiologut:

❓Ku ndodhen shtetet e Ballkanit Perendimor ne situaten epidemiologjike?❓

? Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Pergjithshem i Organizates Boterore te Shendetesise, kur deklaroi pandemine sqaroi edhe qe:

? “...Nese shtetet hetojne, testojne, trajtojne, izolojne, gjurmojne dhe mobilizojne personelin e tyre (ne pergjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund te evitojne qe ato raste te kthehen ne grupe, dhe qe ato grupe te kthehen ne transmetim komunitar..."

? OBSH nuk ka nje perkufizim specifik per transmetimin ne grup (cluster transmissions). Ky perkufizim mund te perdoret per te pershkruar infektime qe jane shume te perqendruara ne nje lokalitet te kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit te ngushte profesional ose shoqeror.
Ne keto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund te gjurmohet prapa.

? Sipas OBSH-se: "Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftesia per te lidhur gjurmet e rasteve te konfirmuara permes zinxhirit te transmetimit per nje numer te madh te ketyre rasteve."

Pra, permes nje thjeshtimi epidemiologjik mund te themi se ne gjuhen e semaforit:

? E gjelber - Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste
? E verdhe - Grupe rastesh me COVID-19
❤ E kuqe - Transmetim komunitar i COVID-19

? Sipas Raportit te Situates nr. 195 te OBSH (2 Gusht 2020), te bashkengjitur:

? Shqiperia - Grupe rastesh
? Maqedonia e Veriut - Grupe rastesh
? Mali i Zi - Grupe rastesh

❤ Kosova - Transmetim komunitar
❤ Serbia - Transmetim komunitar
❤ Bosnje-Hercegovina - Transmetim komunitar

? Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-se fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia

Pra, shtetet me grupe rastesh jane ende epidemiologjikisht ne gjendje qe te evitojne perkeqesimin e situates duke:

Ruajtur distancen fizike (2 metra)
Ruajtur higjienen e rregullt te duarve
Mbajtur masken nese nuk ruhet dot distanca fizike

? KUJDES TE MADH KOSOVES SEPSE SITUATA KA DALE JASHTE KONTROLLIT EPIDEMIOLOGJIK

Kosova ka 8,799 raste, 4,863 të shëruar, 249 viktima.

Shqipëria: 5,519 raste, 3,018 të shëruar, 166 viktima.