Aktualitet

Situata kritike, tjetër rekord të infektuarish në vend: 76 raste vetëm Tirana

Situata kritike, tjetër rekord të infektuarish në vend: 76 raste

146 persona janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 639 testime të kryera. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se 6 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin: Një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

COVID-19 – Statistika (14 Gusht 2020)
Testime totale 49151
Raste pozitive 7117
Raste të shëruara 3695
Raste Aktive 3203
Humbje jete 219 (Qarku Tiranë 107, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1747
Durrës 398
Shkodër 278
Fier 145
Lezhë 122
Vlorë 115
Korçë 111
Kukës 94
Elbasan 84
Berat 48
Gjirokastër 31
Dibër 30