Aktualitet

Situata më e vështirë në këto 23 vjet. Edhe nëse do infektohesha emisionin do e bëja nga Skype

Situata më e vështirë në këto 23 vjet. Edhe nëse

Blendi Fevziu ka treguar se këto kohë pandemie është akoma më i angazhuar me punë, dhe se një kohë të madhe i merr leximi dhe kthimi i përgjigjeve ndaj qyttarëve të shumtë që i shkruajnë. Duke qenë se ai del çdo ditë nga shtëpia për shkak të emisionit, Fevziu thotë se ndjek ritualet: Shkon në shtëpi, ndërrohet dhe i vendos rrobat në një dhomë të veçantë, bën dush dhe nuk e prek vajzën pa larë mirë duart.

Ka një jetë me Opinion dhe Fevziu i ftuar tek Rudina Magjistari thotë se në çdo rast do e bënte emisionin nga Skype.

Të ka trembur ndopak ?

Blendi Fevziu: 

Jo fare! S’kam patur asnjë shqetësim. E para njëherë trembja në vetvete kam merak për tim atë, kam merak se në rast se do prekem do e kem të vështirë për të zhvilluar emisionin, vetëm po qesh i intubuar se po të jem do ta bëj në Skype, në çdo rrethanë. Kam merak për vajzën e vogël, se gjithsesi duhet të rrish 2-3 javë pa e takuar, për familjen. Vetë personalisht nuk kam ndonjë shqetësim. Madje një moment po mendoja, i thashë dhe drejtorit të Spitalit Amerikan, ka ndonjë metodë të injektohet, të infektohem që ta kaloj se pastaj herën e dytë thonë, fiton një lloj lirie, pra izolohesh dy javë, por fiton një lloj lirie. Por pikëpyetja është se ti nuk e di si e kalon, domethënë si do reagojë trupi.

Rudina Magjistari: Si po ja bën pa udhëtimet e tua?

Blendi Fevziu:

S’po e ndjej për momentin se jam shumë i angazhuar gjatë ditës, nuk më ka ndodhur në 23 vjet që unë bëj emision, absolutisht kjo është situata më e vështirë. Më duhet të punoj jashtëzakonisht shumë si kohë. Po punoj me gjysmë stafi, për arsye se pjesa tjetër e stafit për t’u mbrojtur po qëndron në shtëpi. Ka pjestarë të stafit që psikologjikisht janë të rënduar nga frika që kanë. Po qëndroj me stafin që është më i relaksuar, që ka më pak frikë dhe më i domosdoshëm. Por detyrimi për të punuar është më i fortë gjatë ditës. Ndërkohë që më marrin jashtëzakonisht shumë kohë mesazhet, mesatarisht shkojnë nga 5000 sipas ditëve, më pak të shtunën dhe të dielën, deri në 8000 mesazhe që vijnë të mërkurën, të enjten. I lexoj mesazhet, ju përgjigjem diku 600 prej tyre sepse nuk arrij më shumë, aq sa mundem, Pjesës tjetër mundohem t’i jap përgjigje në televizor, aq sa hap në 7000-8000 mesazhe hap maskimumi 1000. Praktikisht kjo më merr 3-4 orë.