Aktualitet

Situata me reshjet, Ministri Klosi: Ka krijuar emergjencë në sektorin e mbetjeve

Situata me reshjet, Ministri Klosi: Ka krijuar emergjencë në sektorin

Situata me përmbytjet në disa zona të Shqipërisë për shkak të reshjeve të dendura, nxori në pah edhe problemet me mbetjet urbane dhe menaxhimin e tyre në disa komuna. Ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë një takimi online me donatorë në sektorin e mbetjeve të ngurta tha se shumë venddepozitime mbetjesh janë ngritur pranë shtretërve të lumenjve.

“Jemi në një situatë emergjente dhe na duhet të gjithë të kuptojmë me detaje se çfarë duhet të bëjmë që të gjejmë një zgjidhje përfundimtare të këtij problemi”.

Klosi tha se ministria ka planifikuar bashkëpunim me donatorët për të realizuar përafrimin e direktivave evropiane në kuadrin ligjor kombëtar por dhe ngritjen e një sistemi për matjen e mbetjeve bashkiake, rehabilitimin e disa vendepozitimeve ekzistuese për një periudhë tranzitore, nxitjen e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve në disa njësi vendore çka do të rezultojë në rritjen e riciklimit në vend, fushata ndërgjegjësimi lidhur me nxitjen e kompostimit si dhe ndarjen e mbetjeve në burim.

Situata me reshjet, Ministri Klosi: Ka krijuar emergjencë në sektorin

*Tiranapost.al.