Qarku i Shkodrës dhe Lezhës në risk më të lartë nga përmbytjet

Komitetit i Mbrojtjes Civile është mbledhur pë për të diskutuar lidhur me situatën aktuale në vend, të shkaktuar nga reshjet e shumta. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shprehur se se në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës rreziku për përmbytje është më i lartë. Ndërsa bashkitë e tjera të rrezikuara janë: e Tiranës, Durrësit, Vlorës dhe Fierit.
“Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë, ku rreziku për përmbytje është edhe më i lartë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.
Me kryetarët e bashkive dhe Prefektët e këtyre qarqeve rakorduam planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta.
Jemi çdo minutë në monitorim të situatës. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve”-shkruan Peleshi.