Aktualitet

Situata me zjarret/ 20 vatra janë shuar. Ka 6 aktive në këto zona

Situata me zjarret/ 20 vatra janë shuar. Ka 6 aktive në këto zona

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri. 20 janë fikur. 6 janë ende aktive.

Situata me zjarret/ 20 vatra janë shuar. Ka 6 aktive në këto zona

Ministri i Mbrojtje Niko Peleshi deklaron se në 6 vatra zjarri po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren për të izoluar flakët që për shkak të erës janë përhapur, por pa rrezik për zonat e banuara.

Situata me zjarret/ 20 vatra janë shuar. Ka 6 aktive në këto zona

Postimi i ministrit Peleshi:

Në 6 vatra zjarri në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren për të izoluar flakët që për shkak të erës janë përhapur, por pa rrezik për zonat e banuara. Problematike është situata në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike. Në terren forcat vijojnë punën të mbajnë nën kontroll vatrat afër banesave.

Situata me zjarret/ 20 vatra janë shuar. Ka 6 aktive në këto zona

Përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes:

Janë fikur zjarret në:

Fshatin Bërzane, bashkia Lezhë.
Fshatin Bogovë, bashkia Skrapar.
Fshatin Drenovicë, bashkia Dimal.
Fshatin Culaj, nj, bashkia Malësi e Madhe.
Fshatin Oblikë dhe Tek Stacioni i trenit, bashkia Shkodër.
Fshatin Kishe-Arrë,fshati Karmë, fshatin Bushat dhe fshatin Kosmaqe, bashkia Vau-Dejës.
Në lagjen Mehaj, bashkia Koplik.
Në veri të rezervuarit Këlcyrë, bashkia Këlcyrë.
Fshatin Mekat dhe fshatin Lezhan, bashkia Vlorë.
Në Malin e Gravës, bashkia Finiq.
Fshatin Mustafa Kocaj, bashkia Tiranë.
Njësinë administrative Otllak, bashkia Berat.
Fshatin Shetaj, bashkia Durrës.
Në kodër tek Kisha e Luzit, bashkia Krujë.
Në “perroin e zi”, bashkia Belsh.

Janë ende aktive në:

Situata me zjarret/ 20 vatra janë shuar. Ka 6 aktive në këto zona

Në fshatin Velçan, në pyllin me dru “Mare”, bashkia Berat.
Në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.
Zjarri në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku po vazhdon puna për izolimin e plotë.
Në fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Gramsh, në afërsi të Rezervatit Dardhë-Xhyrë, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyjore pishe dhe ahu.
Në fshatin Halil, në zonën e mbrojtur Zgërdhesh, Bashkia Krujë, ku vazhdon ndërhyrja edhe me helikopter nga ajri, veç punës së forcave në tërren.
Në fshatin Leminot, Bashkia Maliq, ku aktualisht është bërë lokalizimi i dy vatrave të zjarrit dhe po punohet për fikjen e tyre.