Aktualitet

Situata me zjarret/ Aktive dy vatra, në Bogë dhe Mirditë

Situata me zjarret/ Aktive dy vatra, në Bogë dhe Mirditë

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 16 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

në fshatin Shetaj, bashkia Durrës,

në fshatin Mimias dhe në lagjen “Kala”, bashkia Berat,

në fshatin Paulesh, bashkia Peqin,

në njësinë administrative Shushicë, bashkia Elbasan,

në fshatin Armen dhe në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë,

në fshatin Ardhasovë, bashkia Finiq,

në fshatrat Bushat, Barbullush dhe Rranza, bashkia Vau – Dejës,

në fshatin Shllak 1 dhe në Lagjen Tepe, bashkia Shkodër,

në fshatin Seman dhe në fshatin Gorishovë, bashkia Fier,

në fshatin Çiflig, bashkia Korçë.

Për shuarjen e zjarreve gjate 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.

Janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.

Vijojnë aktive vatrat në:

në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë

në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe