Aktualitet

Situata me zjarret/ Aktualisht vetëm dy vatra aktive

Situata me zjarret/ Aktualisht vetëm dy vatra aktive

Agjencia e Mbrojtjes Civile njofton se në të gjithë vendin aktualisht janë vetëm dy vatra zjarri aktive, nga 14 vatra që janë raportuar 24 orët e fundit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka bërë një përditësim të situatës.

Dy vatrat aktive janë në: Bërzanë në bashkinë Lezhë ku operacioni ka nisur që në orën 5 te mëngjesit të sotëm dhe në fshatin Shetaj të Durrësit ku është vetëm një vatër aktive, me Intensitet të ulët.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri.

Janë angazhuar 190 forca operacionale në terren me 28 mjete.

Vatra që janë fikur.

-në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, në fshatin Burbullush në bashkinë Vau-Dejës, në fshatin Mashë, në Fshatin Radë dhe në mbikalimin e Fllakës, Durrës, në Tragjas të Vlorës, në Vergo të Delvinës, në fshatin Plashnik i Madh dhe Terpan të Poliçanit, Bogovë të Skraparit, Kodër Krastë të Elbasanit dhe fshatin Kukur të Gramshit.