Aktualitet

Situata me zjarret/ Sot, katër vatra aktive

Situata me zjarret/ Sot, katër vatra aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri.

Në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në fshati Pecë, bashkia Finiq, lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë, fshati Rromës dhe fshati Drashovicë, bashkia Selenicë, fshati Ruzhdie, bashkia Patos, fshati Daullas, bashkia Fier, fshati Balshaj, bashkia Malësi e Madhem, fshati Rrapë, bashkia Pukë, fshati Gjoricë, bashkia Bulqizë, fshati Qerret dhe Fshati Luz i Vogël, bashkia Kavajë, fshati Picar dhe në lagjen Kodër-Vorë bashkia Vorë, fshati Façesh dhe Fshati Vilëz, bashkia Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, bashkia Durrës dhe në fshati Metallë, bashkia Shijak.

Vatrat aktive janë në:

Fshatin Postribë, bashkia Shkodër.

Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, bashkia Mat.

Fshatin Dragobi, bashkia Tropojë.

Fshatin Shetaj, bashkia Durrës.