Aktualitet

Situata përshkruhej si një luftë! Po tani a jemi pajtuar me koronavirusin? S’mjafton fjala e ministres

Situata përshkruhej si një luftë! Po tani a jemi pajtuar me

A duhet të merren masa më të ashpra kundër koronavirusit? Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore dhe Kryetari i Këshillit Ndërfetar në vend, George Frendo lë të nënkuptojë këtë, kur thotë se më parë kishim shumë pak raste por vendi u vendos në shtetrrethim. Ndërsa për situatën e tanishme ai thotë se rikthimi i kufizimeve mund të dëmtojë ekonominë, por kush ka më shumë rëndësi; Shëndeti apo ekonomia?

Mes të tjerash, George Frendo thtoë se ministrja e Shëndetësisë bën apel për të zbatuar masat, por shton se nuk mjafton vetëm fjala e saj.

Lexoni shënimin e plotë:

MESAZHI I PLOTË
JU LUTEM: MË SHUMË KUJDES PËR SHËNDETIN E POPULLIT!

Mons. George Frendo O.P.
Këtë thirrje e bëj i nxitur nga dashuria për popullin tonë dhe nga interesi për të mirën e përbashkët.
A nuk na shqetëson situata e tmerrshme e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë? Ka shumë ditë, që dëgjojmë për një numër të infektuarish gati çdo ditë më të lartë sesa ditën e mëparshme. Çdo ditë infektohen mbi njëqind veta. Kur numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël, u dhanë shumë urdhra për të shmangur rreziqet: asnjë makinë në fundjavë, shumë kufizime rreth daljes, autobusët nuk përdoreshin, një ditë madje dolën edhe kamionët ushtarake!!! Vërtetë, situata përshkruhej si një luftë!

Po tani? A jemi pajtuar me koronavirusin? Ose kemi frikë se më shumë kufizime do të krijojnë probleme për ekonominë e vendit? E çfarë duhet të ketë përparësi, ekonomia, apo shëndeti i popullit? Ministrja e shëndetësisë ka bërë shumë mirë, që shpesh herë ka apeluar për ruajtjen e masave për t’u mbrojtur kundër epidemisë. Por nuk mjafton fjala e Ministres.

Para disa ditëve, Atë Arturo Sosa, eprori gjeneral i Jezuitëve, tha se koronavirusi është një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore dhe për punët, por edhe për demokracinë. “Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë nëse nuk bëjmë kujdes për situatën tonë politike”.

Ndoshta dikush mund të më akuzojë se po ndërhyj në politikë? Jezusi ka afruar dhe shëruar shumë të sëmurë. Fatkeqësisht unë nuk e kam këtë aftësi! Por e kam për detyrë të flas për mbrojtjen e shëndetit të popullit tonë.
Ju lutem: më shumë kujdes për shëndetin e popullit tonë!

Situata përshkruhej si një luftë! Po tani a jemi pajtuar me