Aktualitet

Situata serioze në Spitalin Infektiv, rritet numri i të intubuarve

Situata serioze në Spitalin Infektiv, rritet numri i të intubuarve

“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.

Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”, raportoi Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të të dhënave.

Dy paciente humbën jetën gjatë trajtimit në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19.

Pacientet ishin 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Lexo më shumë: