Aktualitet

Situatë serioze me virusin: Mbi 280 të infektuar, mes viktimave një 37 vjeçar pa sëmundje të tjera

Situatë serioze me virusin: Mbi 280 të infektuar,  mes viktimave

289 raste me të infektuar janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 1402 testime të kryera, ndërsa 4 pacientë kanë humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktimat ishin të moshave: një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
113 raste në Tiranë,
34 raste në Fier,
23 raste në Durrës,
19 raste në Vlorë,
16 raste në Korçë,
12 raste në Shkodër, Elbasan,
10 raste në Krujë,
9 raste në Lezhë,
6 raste në Berat,
5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,
4 raste në Kuçovë,
3 raste në Patos,
2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,
1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.

COVID-19 – Statistika (16 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 289
Të shëruar ne 24 orë 93
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1402

Testime totale 104,804
Raste pozitive 16501
Raste të shëruara 9957
Raste Aktive 6101
Humbje jete 443

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3001
Durrës 648
Shkodër 450
Fier 364
Korçë 342
Lezhë 311
Elbasan 265
Vlorë 224
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 65