Aktualitet

Situatë serioze me virusin në Europë, OBSH: Karantina 14 ditë, jo më pak

Situatë serioze me virusin në Europë, OBSH: Karantina 14

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshur alarmin duke thënë se situata në Europë ndaj koronavirusit është shumë serioze. Kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuave.

Në konferencën nga Gjeneva OBSH theksoi gjithashtu që përiudha 14 ditore e karantinës për këdo që ekspozohet ndaj virusit nuk duhet të ndryshojë.

Ky rekomandim vjen pasi në shumë vende të Europës karantina është e ndryshme, por zyrtarja e lartë në OBSH për Europën Catherine Smallwood tha se periudha 14 ditë ka shpjegim shkencor dhe lidhet me kohën e inkubacionit të virusit.

Në Francë, ata që ekspozohen ndaj virusit duhet të izolohen për 7 ditë, ndërsa në Britani dhe Irlandë periudha është 10 ditë. Portugalia dhe Kroacia janë dy nga vendet që po mendojnë të ulin këtë periudhë në më pak se 7 ditë.

Drejtori i OBSH-së në Europë, Hans Kluge tha se afati i karantinës më pak se 14 ditë mund të ketë ndikuar në rritjen e rasteve: Unë inkuajoj vendet e rajonit që të ndjekin procesin e duhur shkencor me ndihmën e ekspertëve. /BBC/